Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian përshkroi vizionin e tij për mënyrën se si Perëndimi e parashikon konceptin e një “komuniteti ndërkombëtar”.
Ai ka postuar në Twitter një hartë të botës ku shfaqen vendet e Bashkimit Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Australinë dhe Japoninë, ndërsa pjesa tjetër e planetit nuk ekziston, pra është e mbuluar me ujë.
“Është një e vërtetë e pranuar përgjithësisht që kur Perëndimi flet për ‘komunitetin ndërkombëtar’, kjo do të thotë këtë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në Twitter.
It is a truth universally acknowledged, that when the West talks about the "int'l community", they mean: pic.twitter.com/RZNOwDymX2
— Lijian Zhao 赵立坚 (@zlj517) March 17, 2022