Xian H-20 do të jetë bombarduesi i fundit anti-radar që kur të hyjë në shërbim pas disa vjetësh do të intensifikojë garën e armatimeve në Paqësor.
Zhurmat thonë se së shpejti bombarduesi anti-radar i rangut të largët Xian H-20, do t’i bashkohet forcave ajrore të Kinës, pasi korporata kineze e aviacionit Xi ka publikuar disa pamje promocionale, ku madje bëhej ironi me një reklamë amerikane ku shfaqej dhe bombarduesi i tyre B-21 Raider.
H-20 raportohet se ka masë dhe formë të ngjashme me amerikanin, por deri tani nuk ka imazhe të konfirmuara të avionit me kapacitet bërthamor.
H-20 raportohet se ka katër motorë WS-10A Taihang, të futur thellë në hapësirën e krahëve, që i japin trupit të tij një formë S-je më dhëmbë, për të minimizuar shikueshmërinë nga radarët.
Avioni duhet të kishte hyrë në shërbim vitin e kaluar por raportohet se ka pasur problemem me motorët WS-10A.
Me rang veprimi prej 12,000 km, Xian H-20 mund të ndryshojë balancën e fuqisë në teatrin e luftës në Paqësor.
Ekspertët thonë se Xian H-20 mund të bëjë paraqitjen e parë në panairin ajror të Zhuhai në nëntor, nëse do ta lejojnë kufizimet e pandemisë Covid-19.
H-20, amerikani B-21 dhe modeli homolog rus PAK DA janë të tre super-bombarduesit anti-radar të gjeneratës së ardhshme. Rusi pritet të bëjë debutimin pak më vonë të tjerëve.
Mediat kineze thonin:
“Panairi ajror në Zhuhai do të jetë platforma e promovimit të imazhit të Kinës dhe suksesit të saj në kontrollin e pandemisë, duke i thënë botës së epidemia nuk kishte pasoja në sipërmarrjet e industrisë së mbrojtjes”.


