Ministria e Jashtme e Kinës i ka siguruar Rusisë se do të vazhdojë të rrisë “koordinimin strategjik” me vendin, pavarësisht nga paqëndrueshmëria e situatës ndërkombëtare.
Zëvëndësministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng, tha gjithashtu se një rritje prej 30% në tregtinë midis dy vendeve në fillim të këtij viti tregoi fuqizimin midis vendeve.
“Pavarësisht se si mund të ndryshojë peizazhi ndërkombëtar, Kina do të vazhdojë të forcojë koordinimin strategjik me Rusinë dhe të mbrojë interesat e përbashkëta të dy vendeve si dhe të promovojë ndërtimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një komuniteti me të ardhmen e përbashkët për njerëzimin”, thuhet në deklaratë./tvklan.al