Analisti Kim Memeti ka reaguar pas me një video postim pas deklaratave të mbrëmshme të Halil Snopçes se nëse kalon ligji për branitellat VLEN do të del nga qeveri sidhe për deklaratëm e sotme të kryminstrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i cili tha se nëse duan të dalin ju qoftë me fat. Memeti në video postimin e tij thotë se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk ëshë mospërfillës ndaj pushtetarëve shqiptarë sepse ai e kuptoi se kur ata janë në opozitë sillen si skenderbej mbi kalë ndërsa kur janë në pushtet si tenderbej me bishtin ndër shalë”, shkruan Top24
Postimii plotë i Kim Memtit:
“Lexova diku se pushtetarët shqiptarë do ta lëshojnë qeverinë nëse kalon ligji i ashtuquajtur për branitellat ndërsa kryeministri u paska uruar rrugë të mbarë. Kryeministri i Maqedonisë ëshë mospërfillës ndaj pushtetarëve shqiptarë sepse ai e kuptoi se kur ata janë në opozitë sillen si skenderbej mbi kalë ndërsa kur janë në pushtet si tenderbej me bishtin ndër shalë. Siç e kuptoi se shqiptarët e maqedonisë kurë nuk do të bëhen bashkë dhe ti thonë nëse ju bezdis ta thoni emrin tonë në kushtetutë atëherë ju ndërtoni Maqedoninë tuaj ndërsa ne Shqipërinë tonë në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë kryeminsitri i Shqipërisë dhe ai Kosovës do të vazhdojnë ta forcojnë qeverinë maqedonase duke përçarë shqiptarët e Maqedonisë edhe ate ai i Tiranës duke i përkrah Skenderbejt hajdut të BDI-së ndërsa ky i Prishtinës tenderbejt e pa vlerë në qeveri” thotë Kim Memeti përcjellë Top24