8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionKim Mehmeti godet LEN :U bënë copa dje, që të bashkëpunojnë sot!

Kim Mehmeti godet LEN :U bënë copa dje, që të bashkëpunojnë sot!

Kim Mehmeti

Ju kujtohet Lëvizja e dikurshme ‘Besa’, ajo që pas pesë muajve aktivitet politik, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 morri pesë deputet.

Dhe e mbani mend çka ndodhi pastaj? Të trullosur nga suksesi i papritur, drejtuesit e kësaj partie – pra krahu i Llërcës dhe ai i Çairit të Shkupit – ia nisën grindjes lidhur me atë se kush do ishte më pranë grazhdit pushtetar.

Than për njëri tjetrin edhe atë që nuk thuhet dhe ashtu siç ishin, me avdes e pa lënë namaz mangët, shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, me çka përfundimisht e varrosën shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë se do mund të kenë forcë politike që do mund t’i kundërvihej BDI-së.

Sigurisht nuk e keni harrura atë që ndodhi më vonë, kur ‘Besa’, si çdo parti tjetër e këtushme e suksesshme shqiptare, lindi dy parti të reja. Njëra mbajti emrin e saj, edhe atë pas luftës së ashpër se kujt do i takonin vulat e nënës parti, e për çka vendosën gjykatësit e BDI-së, duke besuar se ‘Klani i Llërcës’ nuk do ia harronte ‘Klanit të Zajazit’ që iu gjete në ditët e paravdekjes.

Pa dyshim se e kujtoni edhe kryetarin disa mandatesh të komunës së Çairit, të cilën komun e bëri xhungël të pabanueshme, por duke i bërë pasanik shokët dhe vetveten. Dhe i cili të lejonte t’ia shash babën, por jo edhe kryetarin leninistë të partisë së vetë të deridjeshme të cilën sot e lufton si opozitare.

Nëse nuk ju kujtohet të gjitha vlen ta rikujtoni se ‘Besa’ e sotme, pra kjo e ‘Klanit të Llërcës’, mbijetoi politikisht fal koalicionit parazgjedhorë me LSDM. Pra se mbeti gjallë si parti falë votave maqedonase dhe morri 4 deputet edhe pse nuk kishte pas vetes as një autobus votuesish shqiptarë.

Siç duhet ta rikujtoni se opozitari i sotëm që e drejton Lëvizjen Demokratike, sikur dikur të mos mbulohej me emblemën e BDI-së, nuk do mund të bëhej as drejtor i ndonjë kooperative bujqësore e jo më kryetar shumë mandatesh i Çairit.

Dhe këto tri parti, pra ‘Besa’ e Llërcës, ‘Alternativa’ e Çairit dhe ajo e ish kryetarit të Çairit, e përbëjnë alternativën e bashkuar të quajtur ‘Lidhja Evropiane për Ndryshim’?!

Nëse e vëreni, edhe emri i kësaj aleance ‘opozitare’ tregon se janë mbeturina të BDI-së, se nuk mund të shkojnë më larg se ‘konceptet’ politike të drejtuesit leninist të BDI-së, i cilit sa herë që donte t’i bashkëngjitej ndonjë partie maqedonase në qeveri, pohonte se këtë e bënte shkaku i të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

Ndërkohë në Maqedoni janë themeluar edhe dy tri parti të tjera ‘opozitare’ dhe flitej se shqiptarët e këtushëm do pasuroheshin edhe me Vetëvendosjen e vet.

Gojë ligët thonë se opozitarët e bashkuar të LEN-it, vrapimthi shkuan në Prishtinë që t’i gjunjëzohen kryesuesit të VV dhe ta bindin se dega e partisë së tij në Maqedoni do i shërbejë BDI-së dhe do e dobësojë opozitën, andaj më mirë do ishte ajo të mos regjistrohej tani por pas zgjedhjeve parlamentare?!

Dhe nuk është e pamundur që ndërhyrësi i dështuar në Shqipëri dhe Maqedoni, pra që Kryetari i VV të jetë pajtuar dhe të ketë heq dorë nga regjistrimi i degës së partisë së tij në Maqedoni, por mbase me kusht që aktivist i tij i njohur i këtushëm të jetë kandidat për deputet i partive të bashkuara opozitare.

Sidoqoftë, pasi t’i keni rikujtuar gjitha këto që u thanë më lartë, do e keni më lehtë ta kuptoni se liderët e opozitës së sotme të shqiptarëve të Maqedonisë, me asgjë nuk dallojnë nga ai i BDI-së: vlerë të vetme kanë vetëm harresën e shiptarëve të këtushëm.

Siç do e kuptoni se ai që njëherë e shijon grazhdin e shtetit vështirë mund ta largohet nga aty. Siç do e kuptoni pra se në sa shumë grazhde partiakë e qeveritarë kanë ngrënë e janë majmur opozitarët e sotëm, këta liderë opozitarë që koncepti të vetëm politik në luftën kundër hajnave të BDI-së e kanë padurimin të bëhen ‘hajdutokratë’ të nesërm.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments