25.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaKhamenei përgjigjet pasi ministri izraelit e kërcënoi me eliminim

Khamenei përgjigjet pasi ministri izraelit e kërcënoi me eliminim

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i ka thënë popullit iranian se “nëse armiku e ndien se ju i frikësoheni, nuk do t’ju ​​lëshojë”.

Në një postim në X, ai thotë: “Vazhdoni të njëjtën sjellje që keni pasur deri më sot; vazhdoni këtë sjellje me forcë”.

Deklarata e tij vjen pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se udhëheqësi suprem i Iranit “nuk mund të lejohet më të ekzistojë” pasi spitali Soroka u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raportojnë AFP dhe mediat lokale.

Një paralajmërim erdhi edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.

“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai./Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments