Komiteti për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve të rënda (KHAAIR) ka filluar hetimin pas rrëzimit të aeroplanit sportiV sot në Liqenin e Mavrovës.
Kryetari i KHAAIR-së, Marjan Përposki, për MIA-n deklaroi se ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën.
Përposki tha se sot në orën 12:30 kanë marrë infomacion se një aeroplan i vogël sportiv i tipit Pajper 28 ka ateruar në Liqenin e Mavrovës.
“Ekipi i KHAAIR-it menjëherë doli në terren dhe filloi me hetimet. Aeroplani është në pronësi private dhe ka regjistrim amerikan, ndërsa ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Përposki dhe paralajmëroi se do të ketë më shumë informacione nga hetimi në ditët e ardhshme.
Më parë, nga SPB Tetovë informuan se dy persona me lëndime të pësuara dërgohen në spitalin e Gostivarit gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël sportiv në ujërat e Liqenit të Mavrovës.
Sipas zëdhënësit, Fatmir Rexhepi, sot në orën 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se në liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali Beliçki”, ka rënë një aeroplan i vogël sportiv.
“Sipas raportit, nga aeroplani në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës, XH.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç), i cili e ka drejtuar aeroplanin. Ata kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Mjekësore më Gostivar për ndihmë të parë”, deklaroi zëdhënësi Fatmir Rexhepi.
Nëpunësit policor nga Departamenti Policor Mavrovë menjëherë kanë dalë në vend dhe në bisedë me ta D.M. ka thënë se për shkak të problemit me motorin ai zbriti në liqen, afër digës.koha.mk
