7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut në veri

KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut në veri

KFOR-i ka bërë të ditur se ka kryer patrulla rutinë në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Në një njoftim në llogarinë zyrtare në Facebook, KFOR-i thekson se patrullat u realizuan nga ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it është i paanshëm dhe i koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thotë KFOR-i.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments