3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKFOR-i në alarm? Rrit praninë në urën e Ibrit, çfarë dinë ndërkombëtarët!

KFOR-i në alarm? Rrit praninë në urën e Ibrit, çfarë dinë ndërkombëtarët!

Një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të vendit, misioni paqeruajtës i NATO-s atje, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Mbi urën që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it. Veprimi i Prishtinës zyrtare u kritikua menjëherë nga e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos hedhë hapa të njëanshëm e të pakoordinuar.

Kjo lëvizje e ekzekutivit të Albin Kurtit i shtohen pakënaqësive të mëhershme të vendeve partnere me synimin tij për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës në këtë moment, e teksa është kërkua që kjo  çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit, ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se një hap i tillë mund të përbëjë për rrezik për ushtarët amerikanë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments