Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë patrulluar këtë fundjavë në vijën kufitare administrative.
KFOR thotë se ushtarët e KFOR-it po kryejnë patrullime ditore nëpër shumë komuna, për të ruajtur paqen në rajon.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrulla përgjatë vijës kufitare administrative në Kosovë për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt. Ushtarët e KFOR-it në mënyrë rutinore kryejnë patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës në përpjekje për të ruajtur paqen në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit”, thuhet në njoftim.