-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKFOR dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin...

KFOR dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e rendit dhe ligjit

Gjatë një sulmi të djeshëm ndaj gazetarëve në Leposaviq ku mbetën të lënduar disa prej tyre, në disa pamje që u publikuan në rrjet u pa mos-ofrimi i sigurisë ndaj këtyre gazetarëve nga KFOR-i.

Ky mos-reagim i tyre për t’u ofruar ndihmën e nevojshme gazetarëve u kritikua mjaft shumë në vend, ku edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar nga KFOR-i që të mos i pengojë gazetarët, meqë atyre s’po u ofron siguri.

Sot, kur kanë kaluar pothuajse 24 orë nga ky sulm, KFOR-i ka dalë me një komunikatë, i cili ka dënuar sulmet mbi gazetarët e kameramanët në veri të Kosovës, teksa i bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i gjithashtu në këtë komunikatë ka përsëritur deklaratën e tyre se është “reaguesi i tretë, e Policia e Kosovës përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.

Misioni ka bërë të ditur tutje se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments