12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKF Shkëndija-TETOVË: Delegati nuk kërkoi largimin e flamurit në tribuna, këtë gjë...

KF Shkëndija-TETOVË: Delegati nuk kërkoi largimin e flamurit në tribuna, këtë gjë e bëri policia

Skuadra e Shkëndijës arkëtoi 3 pikë nga transferta me Brerën në Strumicë, ku Fiton Ademi shënoi dy golat e kësaj përballje. Gëzimin e plotë të “kuqezinjëve” nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna, ku ishin vendosur tifozët shqiptar, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë.

Reagimi i Ballistëve”

Pas udhëtimit për në Strumicë 200km, në minutën e 30’ të ndeshjes brera vs Shkëndija, vjen urdhëri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar, idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin Sllav.

SHIHEMI JAVËS TJETËR NË FERRIN E QUAJTUR TETOVË

Shqipëria shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve !

Ndërkohë nga faqja zyrtare e Shkëndijës kanë bërë të ditur se largimi i flamurit shqiptar nuk kishte të bëjë me delegatin e ndeshjes, por e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës.

Protesta e kuqezinjëve nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga klubi tetovar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments