15.8 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeKëshilltari i BDI-së, Veton Murati: Rrugës “Mirçe Acev” të cilës iu pre...

Këshilltari i BDI-së, Veton Murati: Rrugës “Mirçe Acev” të cilës iu pre shiriti i kuq para një muaji, këto ditë ka shfaqur problemet e para

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Veton Murati përmes një postimi në profilin e tij në fb ka denoncuar edhe një rrugë e cila ishte asfaltuar para më pak se një muaj por që në të njejtën si në shumë rrugë tjera janë shfaqur probleme, shkruan Top24

“Rrugës “Mirçe Acev” të cilës iu pre shiriti i kuq para një muaji, këto ditë ka shfaqur problemet e para.

Në reagimin që patëm në kohën kur fillonin punimet paralajmëruam dhe kërkuam që kjo rrugë të rikonstruohet sipas projektit që është nënshkruar, i cili përfshin kanalizim atmosferik dhe instalim të rrjetit elektrik nëntokësor si dhe renovim të gypave të ujësjellësit. Mirëpo kjo rrugë vetëm u asfalltua sipërfaqësisht me programën e komunës për mbushje të gropave, duke anashkaluar projektin origjinal për rikonstruim të rrugëve.” shkruan Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments