Këshilltarët e VMRO DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit komunal të Strugës për aq kohë nuk përfundon seanca konstituive, respektivisht zgjidhet kreu i Këshillit. VMRO dhe VLEN ende nuk kanë arritur marrëveshje për drejtuesin e ri të këshillit.
“Ne nuk ishim aq me fat sa të shkonim mirë dhe të konstituonim këshillin ashtu siç duhej duke u bërë funksional dhe operativ, që do të thotë të zgjedhësh një kryetar të këshillit. Kjo duhet të kryhet, kur të krijohen kushtet dhe seanca konstituive, në të cilën janë bërë disa shkelje. Ato janë të rëndësishme, sepse nuk duhet të fillojmë duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen lokale, rregulloren e punës dhe statutin e komunës”, tha Mite Stefoski – Këshilltar nga Vmro DPMNE.
Por Nafi Jonuzi nga VLEN thotë se nuk ka pengesa për mbajtjen e seancave pasi sipas nenit 47, pika 5 e ligjit për pushtetin lokal deri në zgjedhjen e kryetarit, seancat thirren dhe kryesohen nga anëtari më i vjetër i këshillit. Por pengesë mbetet kërkesa e partisë së Mickoskit që kreu i Këshillit të jetë nga radhët e VMRO-së. Nëse deri më 31 dhjetor, pra deri në afatin ligjor për miratimin e buxhetit komunal, kjo nuk ndodh, VMRO kërcënoi se do të largohet nga koalicioni me VLEN-in në nivel lokal. VLEN thotë se nuk pranon ultimatume.
I pyetur nëse do të pajtoheshin që kryetari të jetë nga radhët e VMRO DPMNE-së , Jonuzi tha:
Dje, krahas VMRO-së nga seanca u larguan edhe tre këshilltarët nga lista e mbështetur nga Ramiz Merko. Grupi i këshilltarëve i AKI-së, thotë se do të vazhdojë të kërkojë respektimin e ligjit dhe funksionimin normal të Këshillit. LSDM, nga ana tjetër, thotë se zhvillimet në Këshill edhe një herë treguan se disa nga aktorët politikë i vendosin kalkulimet partiake para interesit të qytetarëve. /Alsat.mk
