Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Tetovë ka reaguar me një njoftim rreth vendimit të komunës së Tetovës që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të bartin uniforma. Këshilltarët e BDI-së në Tetovë, kanë theksuar se përshëndesin këtë vendim por nuk pajtohen që koston e harxhimeve nga një mij denarë ta bartin familjet por këtë ta bëjnë komuna së bashku me shkollat, shkruan Top24
“Me datë 27.10.2023 Kryetari i Komunës përmes Sektorit për Veprimtari Publike, detyron shkollat fillore dhe të mesme të obligojnë nxënësit të mbajnë uniformë, veprim të cilin ne e përshëndesim sepse mendojmë se uniforma është mënyrë për inkluzion të fëmijëve të të gjitha shtresave ekonkmike, nxit te ta disiplinën dhe korrektësinë në mësim dhe në raport me mësimdhënësit.
Këtë vepër do ta konsideronim për fisnike, po qe se barën e pagesës së uniformave do ta bartte Komuna e Tetovës ose Shkollat. Me këtë vendim Kryetari i Komunës detyron prindërit të paguajnë nga 1.000 denarë për uniformë dhe kjo e rëndon xhepin e tyre. Nuk është obligim i qytetarëve dhe prindërve t’i sigurojnë uniformat në shkolla kur vendimin e sjell Komuna dhe Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës. Ata që i sjellin vendimet duhet tu rrinë pas vendimeve të tyre dhe të marrin përsipër edhe pagesën e uniformave.
Jemi të mendimit se prindërit duhet ta kundërshtojnë pagesën e uniformave dhe të kërkojnë llogari te drejtorët e shkollave për marrjen e vendimit të tillë pa i siguruar mjetet për blerjen e tyre.
Bilall Kasami dhe ekipi i tij e dëshmuan edhe njëherë amatorizmin në marrjen e vendimeve dhe qëllimin dashakeq për t’i mbushur xhepat në kurriz të qytetarëve!” thuhet në njoftimin e BDI-së