9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeKëshilltarët e BDI-së votuan kundër ndryshimit të PDU dhe PGJU për shkak...

Këshilltarët e BDI-së votuan kundër ndryshimit të PDU dhe PGJU për shkak se kjo mund t’i hapë rrugë një procesi të supozuar korruptiv që mund të rezultojë në shitje prone me çmim qesharak

Liridon Disha këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes një postimi  në profilin e tij ka sqaruar se këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk kanë votuar për ndryshimin e PDU dhe PGJU për shkak se  kemi vlerësuar se kjo mund të ketë pasoja jo vetëm për Komunën, por edhe mund t’i hapë rrugë një procesi të supozuar korruptiv që mund të rezultojë në shitje prone me çmim qesharak

Të nderuar bashkëqytetarë,

Pas plasimit në portale të ndryshme lajmi për sqarimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit Detal dhe Gjeneral Urbanistik në Komunën e Tetovës, me që në analizat e tilla është anashkaluar tërësisht rezistenca e Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në miratimin e këtij plani, e kemi për obligim të ju informojmë si vijon.

Së pari është i habitshëm fakti se si (me ose pa qëllim) tentohet të mbulohet roli konstruktiv i Këshilltarëve të BDI-së, duke mos u përmendur askund se ata votuan KUNDËR. Përmendet se 6 këshilltarë kanë votuar kundër, por nuk përmendet se cilët janë ata këshilltarë. Sa për informim, në ketë seancë, për shkaqe objektive mungonin 5 Këshilltarë të BDI-së. Prezent gjatë votimit ishim vetem 6.

Me vetë votimin KUNDËR të kësaj pike, ne kemi vlerësuar se ndryshimi i PDU dhe PGJU nuk duhet të ndodh për shkak se kemi vlerësuar se kjo mund të ketë pasoja jo vetëm për Komunën, por edhe mund t’i hapë rrugë një procesi të supozuar korruptiv që mund të rezultojë në shitje prone me çmim qesharak.

Këto prapaskena jogjithmonë duhet dhe mund të thuhen publikisht, për shkak të presupozimit, por fakti që ne votuam KUNDËR e dëshmon tendencën tonë për ta stopuar dhe për të mos qenë pjesë e skenareve të mallverzimeve duke u shfrytëzuar vrimat e zeza në sistem.

Ne e kemi dëshmuar se kur bëhet fjalë për çështje të tilla, nuk kemi bërë kompromis sepse ua kemi dhënë besën qytetarëve se do t’i përfaqësojmë denjësisht në çdo proces. Njëlloj kemi vepruar edhe për parcelën 74 ku u ndryshua Plani Detal Urbanistik për t’i hapur rrugën ndërtimit të kompleksit të ndërtesave në kompleks ekzistues. Njëlloj kemi vepruar në çdo situatë të ngjajshme duke u nisur nga parimi i mbrojtjes së të drejtës kolektive e jo nga interesi personal.

Të nderuar bashkëqytetarë, e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se Këshilltarët e Ali Ahmetit AS NUK SHITEN E AS NUK BLIHEN, sepse mbi supet e tyre rëndon pesha e misionit për t’ia kthyer krenarinë Tetovës e tetovarëve!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments