7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilltarët e BDI-së akuzojnë se Komuna e Tetovës ka lëshuar bulevard pa...

Këshilltarët e BDI-së akuzojnë se Komuna e Tetovës ka lëshuar bulevard pa marrë leje nga policia

Grupi i këshilltarëve të BDI-së ka mbajtur konferencë për media në të cilën e akuzoi pushtetin komunal se gjashtë muaj pasi bulevardi “Bllagoja Toska” është lëshuar në përdorim, nuk ka leje nga Sektori i Punëve të Brendshme. Ata thonë se në bazë të rregullave në komunikacion, saherë që ndryshohet regjimi i komunikacionit, duhet të merret leje nga institucionet kompetente, ndërsa në këtë rast ajo është SPB Tetovë.

“Komuna e Tetovës nuk ka bërë një gjë të tillë sepse aspak nuk janë të interesuar për sigurinë e qytetarëve ndërsa bulevardi është lëshuar në përdorim pa respektuar procedurat. Si pasojë e kësaj, vazhdimisht rritet numri i aksidenteve në këtë udhëkryq nga rruga ‘Bllagoja Toska’ dhe ’29 Nëntori’. Qytetarët për çdo ditë janë të ekspozuar në rrezik, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ndërmerr asgjë për rregullimin e komunikacionit, më saktë vendosjen e semaforëve ose rrethrrotulimeve”, theksoi Shpresa Qazimi, këshilltare nga radhët e BDI-së.

Këshilltarët vlerësojnë se komuna më shumë mendon për politikë se sa për nevojat reale të qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments