-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli qendror i BDI-së e konfirmoi Pendarovskin për kandidat të përbashkët presidencial

Këshilli qendror i BDI-së e konfirmoi Pendarovskin për kandidat të përbashkët presidencial

 Izet Mexhiti do të jetë kryetar i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, ndërsa kjo parti do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe zgjedhjet lokale në Dibër dhe Ohër.

Ky është një nga vendimet e miratuar në seancën e sotme të Këshillit qendror të BDI-së, që u mbajt në selinë partiake në Reçicë të Vogël, informoi deputeti Artan Grubi.

Në këtë seancë, kryetari Ahmeti i ka informuar të pranishmit për vijimin e bisedave me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe konceptin e konsensualitetit, që nga ana e BDI-së u prezantua para opinionit që në vitin 2014.

“Bartës të legjitimitetit zgjedhor – BDI-ja dhe LSDM-ja së bashku me parti tjera politike u pajtuan për kandidat të përbashkët për president. Kryetari Ahmeti theksoi se edhe BDI-ja asnjëherë nuk ka vepruar me standarde të dyfishta, por me strategji dhe qëllime pa folklorizim, në interes të të gjithë qytetarëve. Për këtë shkak, Këshilli qendror e ka pranuar edhe konceptin për konsensualitet dhe propozimin për Stevo Pendarovskin si kandidat i përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, tha Grubi.

Ai informoi edhe për Kongresin e Forumit të grave të BDI-së, të caktuar për 14 prill në Shkup, si dhe përgatitjet për Kongresin e Forumit rinor të BDI-së që duhet të mbahet në Tetovë. Janë obliguar katër nënkryetarët dhe dy sekretarët e partisë që të vazhdojnë me procesin e regjistrimit të anëtarësisë së BDI-së, me qëllim të përgatitjes së partisë për kongresin e ardhshëm, ndërsa janë formuar edhe dy grupe punuese, njëra e cila do të punojë me propozim të ndryshimeve të statutit të partisë dhe tjetra për përpunimin e platformës politike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments