Në Zvicër, kur qiramarrësit nënshkruajnë një kontratë qiraje, ata kanë mundësinë të kundërshtojnë qiranë fillestare nëse e konsiderojnë atë si “abuzive”.
Por deputeti Hans Egloff ka paraqitur një mocion në parlament që kërkon të kufizojë të drejtat e qiramarrësve për të sfiduar qiranë e tyre, me përjashtim të situatave emergjente, transmeton albinfo.
Komiteti Ligjor i Këshillit Kombëtar ka vendosur të mos ndjekë propozimin e Egloff, duke arritur në përfundimin se ai nuk do të fitonte shumicën e votave.
Megjithatë, Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, paralajmëroi kundër lënies së ligjit të qiramarrjes siç është sot, sepse ndërsa “duhet mbrojtje efektive e qiramarrësve”, pronarët duhet të kenë gjithashtu “liri sipërmarrëse” për sa i përket përcaktimit të qirave, shkruan thelocal.