Situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe nuk ka indikacione që tregojnë rrezikim të mundshëm, ky është vlerësimi i dalë nga seanca e sotme e Këshillit të Sigurisë. Në këtë mbledhje është konstatuar nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë të ndjekin situatën, dhe të përgatisin skenarët e mundshëm në përputhje me zhvillimet, në mënyrë që të marrin masa dhe aktivitete brenda kompetencave në kohën e duhur. Në seancë, përfaqësuesit kompetentë të institucioneve informuan për çështjet aktuale të sigurisë në lidhje me vendin dhe rajonin më të gjerë, përfshirë agresionin rus kundër Ukrainës, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situatën në veri të Kosovës. Pas takimit, Kabineti i Presidentit informoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe Aleatët në lidhje me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sigurisë në zonën euroatlantike”.