Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) sot zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë për 10Pprokuroritë Themelore Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidati i regjistruar për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndërsa në pesë prokurori nuk ka pasur fare kandidat të regjistruar.
Kandidatët e zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë Sasho Palçevski, Burhanedin Nuhiju, Irina Crvenkovska, Jana Risteska, Milena Noveska Latinovska, Kristijan Smilevski, Bojana Vanevska, Ilir Zajazi, Aleksandar Sofronijovski, Dinçe Stojanovska, Marija Sekulovska Velkovska, Marina Galeva, Orhan Arifovski dhe David Nedellkov.
Prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit është zgjedhur Angelina Angelevska Ilievska, ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë është zgjedhur kandidatja Draginja Avramçeva. Blagoj Mitevski është zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Dellçevë, Eroll Sherif është zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër, ndërsa Kire Maninski është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë.
Kandidatët Ivana Javneska dhe Llukman Salihi u zgjodhën në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, ndërsa Kiril Jovçeski dhe Marija Shokoska në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep. Për prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës janë zgjedhur kandidatët Yllzana Kasami Shabani, Stefan Poposki dhe Blerim Besimi, ndërsa në Prokurorinë ThemelorePublike të Shtipit janë zgjedhur Zdravko Keskinov Zhezhov dhe Lucija Kashuba.
Kandidati Arsim Ademi, i cili kandidoi për prokuroritë publike në Gostivar dhe Kërçovë, nuk ka marrë numrin e duhur të votave dhe nuk ka pasur kandidat të regjistruar në Prokuroritë Themelore Publike në Kriva Pallankë, Veles, Strugë, Koçan dhe Radovish. Në Prokurorinë Publike të Resnjës është regjistruar vetëm kandidati që sot Këshilli e ka zgjedhur për prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër.