2.9 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKëshilli i prokurorëve konstatoi dorëheqjen e prokurorit Mustafa Hajrullahit

Këshilli i prokurorëve konstatoi dorëheqjen e prokurorit Mustafa Hajrullahit

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme e miratoi vendimin për ndërprerjen e funksionit të prokurorit publik për Mustafa Hajrullahin, ish-shef i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, me kërkesën e tij personale.Hajrullahi ishte pezulluar pasi Prokuroria Themelore Publike e Shtipit paraqiti aktakuzë për pesë vepra penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës” dhe një për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të bazuara në pretendime se, në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, ai ka përdorur pozitën hierarkike për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikike dhe kërcënimeve ndaj pesë punonjëseve, duke iu kërcënuar kinse “do t’i godiste me shqelma” ose “do t’i hidhte nga kati i gjashtë” dhe duke tentuar t’i detyronte të nënshkruanin deklarata se ishin manipuluar.

Hajrullahi i ka hedhur kategorikisht poshtë të gjitha akuzat, duke pohuar se rasti është tendencioz dhe i montuar politikisht me qëllim largimin e tij, duke e lidhur procedurën me veprimet e tij lidhur me bonuset e Prokurorisë Speciale.

Në seancë, ndër të tjera, Këshilli i Prokurorëve Publik e zgjodhi edhe Bashkim Besimin për kryetar të ri. Selimi deri tani e ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit të Këshillit. Për zëvendëskryetare të re u zgjodh Marijana Ilievska.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024, Këshilli i Prokurorëve Publikë mori vendim me të cilin konfirmoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi nga posti, të marrë nga kryeprokurori. Ankesa e Hairullahit u refuzua si e pabazuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments