0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli i komunës së Tetovës nuk ia kalon kompetencat NPK-së për pastrim...

Këshilli i komunës së Tetovës nuk ia kalon kompetencat NPK-së për pastrim dimërorë, malësia mund të bllokohet

Në seancën e sotme të këshillit të komunës së Tetovës në rend dite u gjet edhe propozimi për tia kaluar NPK-Tetova kompetencat për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, shkruan TOP24.

Ndërmarrja Publike Komunale Tetova Tetovë kërkoi që këshilli komunal tia delegoj kompetencat për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në teritorin e komunës së Tetovës, me qëllimin e vetëm që të ulet kostoja e e harxhimeve për këtë destimim. Sipas përfaqësuesit të NPK-së Fatos Veliu, NPK ka nevoj ti kthehet kompetenca për mirëmbajtjen e rrugëve sepse i është marë me pa të drejtë dhe se kjo ndërmarrje ka mundësi teknike për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë. Veliu mëtej shtoi se nëse sot këshilli nuk ia kthen këto kompetenca Ndërmarrjes, kjo ndërmarrje nuk do të ketë mundësi të mirëmbajë rrugët më tej.

Pasi u hodh në votim ky propozim nuk kaloi dhe nuk u votua nga këshilltarët, e BDI-së, LSDM-së, Iniciativës më Mirë për Tetovën sidhe nga këshilltari i Alternativës me çka banorët e fshatrave të malësisë si dhe qyteti nuk do të mund të pastrohen në rast të rreshjeve të Borës brenda kësaj periudhe.TOP24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments