Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” konsideron se fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare që duhen mbajtur më 12 prill 2020 është e parakohshme dhe kërkon që e njëjta të ndalet pa vonesë të mëtejshme.
“Mbajtja e mitingjeve dhe fjalimeve të përditshme nga liderët e partive politike gjatë kësaj periudhe mund të kontribuojnë në rritjen e konfrontimeve politike në shoqëri dhe thellimin e mëtejshëm të ndarjeve sociale”, thonë nga Këshilli, duke shtuar se qëndrimi i tyre ishte që partitë duhet të ndalonin mbajtjen e mitingjeve dhe fjalimeve deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në mars të vitit të ardhshëm.
“Partitë politike dhe liderët duhet të drejtojnë energjinë e tyre gjatë kësaj periudhe drejt zbatimit të reformave të nevojshme për të përmbushur qëllimet strategjike të vendit, siç është anëtarësimi në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.
Këshilli i Ambasadorëve beson se është koha për të përdorur në mënyrë efektive mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të BE-së për të intensifikuar reformat dhe bashkëpunimin me fqinjët, me qëllim të marrjes së menjëhershme të datës për anëtarësim në BE, të mbyllen kapitujt sa më shpejtë që të jetë e mundur.