9.9 C
Tetovo
E shtunë, 31 Maj, 2025
BallinaLajmeKëshilli gjyqësor zgjodhi njëmbëdhjetë gjykatës të rinj të Gjykatës së Apelit...

Këshilli gjyqësor zgjodhi njëmbëdhjetë gjykatës të rinj të Gjykatës së Apelit Shkup,dy shqiptarë Artan Limani dhe Betim Jahja.

Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i zgjodhi sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup.

Paraprakisht në sektorin penal të Gjykatës së Apelit u gjodhën katër gjykatës të rinj, Maria Kletniçka Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev (kryetar i Gjykatës themelore penale Shkup) dhe Betim Jahja.

Në kuadër të mbledhjes, Këshilli gjyqëso e zgjodhi Afrim Fidanin për kryetar të Gjykatës supreme. Fidani mori tetë vota “për” dhe pesë “kundër”, përderisa për kundërkandidaten e tij, kryetaren e deritanishme të Gjykatës supreme, Besa Ademi, kishte vetëm dy vota.

Diskutimi i anëtarëve të Këshillit u fokusua në planin e vet të aksionit për përmirësim të gjendjeve në gjyqësi. Fidani është gjykatës në Gjykatën supreme prej vitit 2017, ndërsa karriera e tij filloi me diplomimin në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989.

Me nëntë vota “për”, gjykatësi Haxho Tariq u zgjidh kryetar i Gjykatës themelore Krushevë. Tariq, i cili është gjykatës në Gjykatën themelore Manastir prej vitit 2010, paraprakisht ka punuar si avokat në Prilep.

Këshilli gjyqësor sot i miratoi edhe procesverbalet prej mbledhjes së 519-të dhe 520-t, solli vendime për emërim dhe shkarkim të gjykatësve-porotë, si dhe për formim të komisioneve për zgjedhje të kryetarëve të gjykatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments