7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor kërkon përgjegjësi nga Besa Ademi / Mungoi në shumë seanca...

Këshilli Gjyqësor kërkon përgjegjësi nga Besa Ademi / Mungoi në shumë seanca dhe nuk i denoncoi kërcënimet politike

Përgjegjësi disiplinore e madje edhe shkarkim nga detyra kërkoi anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa, për kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. E ngarkon për mospjesëmarrje në seanca të këshillit si dhe për deklaratat në media se në Gjykatën Supreme ka përpjekje për presion dhe kërcënime politike. Dorëzuesi i kërkesës për përgjegjësi, Milazim Mustafa, kërkoi nga Ademi të tregojë shkaqet për mospjesmarje në seanca, si dhe pse nuk i ka paraqitur kërcënimet në institucionet e drejtësisë.

Në periudhë prej 22.05.2023 deri më 30.10.2023, Besa Ademi si kryetare e Gjykatës Supreme të RMV-së, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor me funksion, ka vepruar në kundërshtim me nenin 43 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 alinea 1 nga ligji për këshill gjyqësor të RMV, tha Milazim Mustafa, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Mustafa thotë se Ademi fare nuk ka dorëzuar dokumente me arsyetim për mospjesmarje në seanca dhe kështu ka pamundësuar marrjen e masave efikase dhe aktive në korniza të këshillit.
E ndaj këtyre akuzave Ademi u përgjigj ka dhënë vazhdimisht kontributin e saj përmes materialeve dhe raporteve që i janë kërkuar Gjykatës Supreme dhe nuk ka qenë e domosdoshme që ajo të jetë e pranishme fizikisht.

“Nuk do të thotë vetëm prezencë fizike të kryetarit si anëtar me funksion në seancë. Gjithçka që është kërkuar nga Këshilli Gjyqësor deri te kryetari i gjykatës supreme, ka komunikim me shkrim. Qofshin ato raporte katërmujorëshe, qofshin analiza të përgjithshme që janë kërkuar nga kryetarja apo çështje tjera që nuk kemi përmendur, tha Besa Ademi”, kryetare e Gjykatës Supreme.

Milazim Mustafa kërkoi nga Ademi përgjigje edhe për atë se pse ajo refuzoi të takohet me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, pas deklaratave publike se ka pasur kërcënime ndaj disa gjyqtarëve në supreme. Ademi thotë se nuk pasur mundësi por ka kërkuar një tjetër datë. Të nesërmen ndaj saj është ngritur procedurë disiplinore.

“Unë nuk refuzova takim me këshillin gjyqësor. Refuzova takim për ditën konkrete, për 06.11.2023. Lash hapësirë dhe mundësi që në periudhën në vijim të takohemi, madje edhe me kryetarin e këshillit gjyqësor jemi dakorduar të takohemi, por ditën e ardhshme ndaj kryetarit të gjykatës supreme tanimë ishte dorëzuar kërkesë për ngritje të procedures”, shtoi Ademi.

Megjithatë anëtari Mustafa tha se ai takim ka qenë urgjent dhe është dashur t’i jepet përparësi pavarësish obligimeve të tjera. Akuzoi kryetaren e supremes Ademi se nuk ka ndërmarë asgjë tek organet e drejtësisë për pohimet për presion politik. I citoi një normë penale e cila parasheh dënim me burg.


“Ai që me forcë, kërcënim serioz apo premtim, ofron ose jep ndonjë interes, do të ndikojë mbi gjykatës të ndërmarrë apo të mos ndërmarrë, veprime të parapara me ligj në procedurë gjyqësore, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, apo pengon kryerjen e veprimeve të tilla, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vite burg”, sqaroi Mustafa.

“Unë do të doja dorëzuesi i kërkesë të përmbahet në korniza të propozimit dhe nuk duam t’i shohim këto konstatime sikur kërcënime ndaj kryetares së Gjykatës Supreme.
-Jo, jo nuk janë!
-Absolutisht janë!”, tha Pavlina Zefiq-Jakimovska, avokate e Besa Ademit.

Për atë nëse do të ketë përgjegjësi nga kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, do të vendosë Këshilli Gjyqësor, menjëherë pasi ta marrë raportin nga debati i sotëm. Raporti duhet të përgatitet në afat prej 15 ditëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments