8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli gjyqësor i miratoi raportet për punën e gjykatave, një numër i...

Këshilli gjyqësor i miratoi raportet për punën e gjykatave, një numër i madh i gjykatave themelore ishin joazhurne

Këshilli Gjyqësor sot i miratoi raportet për punën e gjykatave për tremujorin e dytë të vitit 2023, sipas të cilave shumica e gjykatave themelore në mbarë vendin janë joazhurne.

Në zonën e apelit në Shtip në tremujorin e dytë azhurne ishin gjykatat themelore në Vinicë, Strumicë dhe Shtup, ndërsa joazhurne gjykatat themelore në Dellçevë, Koçani, Radovish dhe Shën Nikollë. Gjykata e lartë administrative dhe Gjykata administrative, gjithashtu, ishin joazhurne.

Në zonën e apelit në Manastir, të gjitha gjykatat ishin joazhurne, përveç gjykatave themelore në Ohër dhe Resnjë.

Azhurne ishin Gjykata supreme, Gjykata Themelore Penale Shkup, Gjykatat Themelore në Gjevgjeli, Kavadar, Kratovë, Gostivar dhe Kërçovë, ndërsa joazhurne ishin Gjykata e Apelit në Shkup, Gjykata Themelore Civile në Shkup, Gjykatat Themelore në Veles, Kriva Pallankë, Kumanovë, Negotinë dhe Tetovë, si dhe Gjykata e Apelit në Gostivar.

Në seancën e sotme është miratuar edhe raporti për punën e Gjykatës themelore Koçani, si dhe raporti për vlerësimin e gjyqtarëve nga Gjykata administrative.

Në seancën e sotme të 461-të, Këshilli gjyqësor, gjithashtu, ka zgjedhur gjyqtaren Snezhana Manev për kryetare të Gjykatës Themelore në Kumanovë. Me nëntë vota “pro” dhe një “kundër”, Manev u zgjodh pasi sipas Këshillit ajo ishte kandidatja e vetme dhe i plotësonte të gjitha kushtet e theksuara në shpallje.

Në seancën e sotme është marrë sërish vendim që të ketë shpallje për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Velesit, për shkak se kandidati i vetëm i regjistruar në shpalljen e mëparshme nuk ka dorëzuar dokumentacion të rregullt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments