Edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, ka qëndrim të njëjtë me kryeministrin Mickoski në lidhje me interpelancën, por gjithashtu pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor më pas të japin dorëheqje. Mospranimi i raportit të punës së Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi është një hap deri te delegjitimiteti i tyre, thotë presidentja dhe shton se Kuvendi si organ i cili i zgjedh gjykatësit duhet edhe t’i shkarkojë.Anëtarë të përgjegjshëm të Këshillit Gjyqësor menjëherë do të parashtronin dorëheqje pas skandaleve që ndodhën, ndërsa ata nuk janë zgjedhur për të qenë mjeshtër të skandaleve por që të pamundësojnë çfarëdo skandali në pushtetin e pavarur gjyqësor. Ja ende pres që të jenë të virtytshëm dhe ta bëjnë këtë”, tha Siljanovska-Davkova.
Kryeministri Mickoski i bëri thirrje që deputetët për interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të votojnë ashtu siç vlerësojnë se duhet të votojnë, ndërsa pret që paraprakisht të ketë edhe diskutim kritik.
“Pres që anëtarët e parlamentit të votojnë ashtu siç mendojnë se duhet të votojnë në lidhje me interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që është kompetencë e tyre, përkatësisht zgjedhja e tyre është nën kompetencë të vetë Parlamentit. Mendoj se ka bazë për një diskutim kritik dhe debat, ndërsa secili nga parlamentarët duhet të vendos sipas vullnetit të tyre dhe ashtu siç mendon se duhet të vendos”, tha Mickosk