Këshilli gjyqësor në mbledhjen e sotme të 436-të e rizgjodhi gjykatësin Hasan Asanin për kryetar të Gjykatës themelore Tetovë.
Gjykatësi Hasan Asani, i cili vjen nga Gjykata themelore Tetovë, u zgjidh me 9 vota “për” dhe tre kundër.
Në konkurs, edhe pse ishin paraqitur tre kandidatë, vetëm Asani parashtroi dokumentacion të plotë.
Ndryshe Asani si kreyetarë i Gjykatës Themelore të Tetovës ka bërë shumë investime në atë institucion dhe Gjykata Themelore e Tetovës njihet edhe si një ndër Gjykatat që po punon dhe me më shumë lëndë të zgjidhura.
Në kohën e Asanit vlen të theksohet se godina e Gjykatës është rinovuar tërësisht si nga pamja e jashtme ashtu brenda./TS/