Lista Serbe javën e kaluar dërgoi rreth 100 djem nga Kosova në Serbi, në mbështetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe këtë e bëri nën kërcënimin se në të kudnërtën do të hiqej nga buxheti i Serbisë, thotë gazetari serb Branislav Krstiq.
Përmes një statusi në Facebook, Krstiq e ka përshkruar gjithë atë që ndodhi si “horror në Mitrovicë”. Derisa ka shtuar se presioni dhe kërcënimet vazhdojnë.
“Horror në Mitrovicë – Nën kërcënimin se do të hiqej nga buxheti i Serbisë, Lista Serbe mobilizoi rreth 100 djem javën e kaluar dhe i dërgoi në Beograd për të mbrojtur regjimin e bandit të Vuçiqit kundër protestave masive të studentëve. Më vjen sinqerisht keq për ata të rinj të shantazhuar dhe prindërit e tyre! Më e keqja, mobilizimi, presionet dhe kërcënimet vazhdojnë…”, ka shkruar ai.
Javën që shkoi është raportuar se Vuçiq përmes Listës Serbe ka organizuar serbët nga Kosova, për t’u vendosur në çadra para presidencës në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj protestave së studentëve.
Protestat në Serbi kanë hyrë në muajin e pestë. Shembja e një pjesë të çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona, çoi Serbinë në protesta passive. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar shërbimet e jashtme se qëndrojnë prapa protestave, ndërsa dorëheqje deri tash kanë dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit Milan Gjuriq.