Deputeti i partisë “LEVICA”(E majta), Borislav Kërmov ka bërë deklarata luftënxitëse duke theksuar se maqedonasit sërish duhet të bëjnë luftë nëse duan shtet.
Reagimi i tij vjen kundër vizitës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Maqedonasit do të duhet të luftojnë sërish nëse duan të kenë shtet!
Pasi BDI-ja shpëtoi qeverinë e Zaevit me metoda mafioze, kleptomanët e LSDM-së, në dëshpërim për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, ngadalë Republikën po ia dorëzojnë Kosovës.
Arbitrariteti, dhuna dhe secesionizmi i hapur i demonstruar nga politikanët e minoritetit shqiptar vetëm ushqejnë revoltën e popullit maqedonas dhe krijojnë një masë kritike. Dita do të vijë! StopZaKosovarizimi”, ka shkruar Kërmov.(INA)