0.7 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKërkoi largimin e Ahmetit, eksponentë të BDI-së i reagojnë Taravarit

Kërkoi largimin e Ahmetit, eksponentë të BDI-së i reagojnë Taravarit

Nënkryetari i BDI-së Bajram Rexhepi i quajti konstatime qesharake vërejtet e kreut të ASH-së Arben Taravari që kërkoi dorëheqjen e AlI Ahmetit nga kreu i BDI-së.

Nuk do të doja të komentoja deklarata të tilla që janë kryekëput politike. Absolutisht nuk janë të vërteta. Shihni, merrni hulumtoni, të gjitha ato akuza që janë bërë, do të shihni se rezulton me konstatime qesharake. Nuk janë të vërteta absolutisht. S’do të doja të komentoja gjëra të tilla”, tha Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së.

Ndaj kërkesës së Taravarit për dorëheqjen e Ahmetit pasuan reagime edhe nga zyrtarë tjerë të BDI-së.

Nënkryetari Arbër Ademi e quajti Taravarin spin-doktori i Mickoskit që fraksionin e një partie shqiptare e ktheu në nëndegë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa sipas Ademit, pasi humbi vulat dhe legalitetin për t’u thirrur rrejshëm si kryetar i atij subjekti, Taravari tash kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit – liderit të ligjshëm, të zgjedhur nga organet partiake dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, të zgjedhur nga populli me mbështetje absolute. “Fokusohu, Arben; nuk e defokuson dot opinionin!” ka shkruar Ademi.Edhe shefi i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Rexhepi i ka reaguar Arbent Taravarit, pasi ky i fundit sot tha se “Ali Ahmeti ka mbushur kupën”, dhe se është koha që ai “të dorëhiqet”.

Bexheti këtë e ka ndërlidhur me vendimin e Gjykatës në Tetovë, e cila vendosi që kryetar i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela.

“Doktor, ti mendon se mund të merresh me njerëz të mëdhenj? Edhe vulat janë shumë për ty , as ato nuk i meriton! Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri!”, ka shkruar Bexheti.

”Si ish-anëtar i PDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Thaçi. Si ish-anëtar i RDK-së kërkoi dorëheqjen e z. Rufi Osmani. Si ish-anëtar i BDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Bardhy Mamuti! Si ish-anëtari i ASH-së kërkoi dorëheqjen e z. Sela! Edhe sa parti do të ndërroni, z. Taravari? Edhe sa dorëheqje do të kërkoni? Apo, rrugës për të kërku dorëheqjen e Afrimit, Bilallit dhe Izetit jeni? shkruan Kreshnik Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments