-6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeKërkohet shtyerja e pushimit dimëror, opozita maqedone del me propozim

Kërkohet shtyerja e pushimit dimëror, opozita maqedone del me propozim

Rritja e rasteve të infektimeve ka nxitur kërkesa për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor.

Partia më e madhe VMRO-DPMNE kërkon që të shtyhet fillimi i vitit shkollor për dy javë. Ja kërkesa e kësaj partie.

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër. Meqenëse Maqedonia që nga mbrëmë ka Qeveri, dhe sot është ditë pune, vazhdojmë me monitorim, kritikë dhe sugjerime të vazhdueshme si edhe më parë”, thonë nga VMRO DPMNE.

Më tej thuhet se Qeveria në ditën e parë të punës pritet të mendojë ndër të tjera edhe për arsimin.

“Numri i të sëmurëve me koronavirus nuk është në rënie, ndërsa në mesin e të infektuarve ka shumë fëmijë, pra studentë.

Për të mbrojtur sistemin shëndetësor nga mbingarkesa dhe zhvillimi i pandërprerë, i vazhdueshëm i procesit arsimor me prezencë maksimale si të nxënësve ashtu edhe të mësuesve nëpër shkolla, i propozojmë Qeverisë së re:

Zgjatja e pushimeve dimërore për dy javë!

Deri atëherë presim që numri i pacientëve të zvogëlohet dhe nxënësit dhe prindërit të pa ngarkuar mendërisht t’i përkushtohen diturisë”, thonë nga VMRO DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments