6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKërkohet shqyrtimi i kthimit të namazeve! BFI nuk ndërron mendje, punohet për...

Kërkohet shqyrtimi i kthimit të namazeve! BFI nuk ndërron mendje, punohet për masat mbrojtëse!

Bashkësia Fetare Islame nuk ndryshon mendje dhe vendimi për kthimin e namazeve në xhami nga 12 maji, mbetet në fuqi, mëson TV21.

Për momentin në BFI janë duke punuar vetëm për pjesën se si do të mund të zbatohet rekomandimet për parandalim të shpërndarjes së virusit korona gjatë faljes së namazeve, kjo me distancë fizike apo me mbajtjen e maskave.

Kreu shtetëror ka vazhduar të shprehë pakënaqësi për këtë vendim dhe kërkohet që BFI-ja ta shqyrtojë vendimin nga fillimi, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai ka kërkuar që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të jetë më serioze, sepse ka bërë një sërë lëshime.

“Apeloj ta shqyrtojnë vendimin e marrë, gjegjësisht vendimin për hapjen e objekteve fetare, megjithatë gjithashtu ftoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të sillet seriozisht sepse ka bërë një sërë lëshimesh gjatë periudhës paraprake”, deklaroi Spasovski.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bujar Osmani në Tetovë ka deklaruar se pavarësisht se tubimet janë të ndaluara, sërish qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në objektet fetare.

Kthimi i namazeve siç sqarohet në vendimin e BFI-së erdhi për shkak të përmirësimit të situatës me virusin korona por edhe për shkak të indinjatës së besimtarëve myslimanë ndaj liturgjisë në Strugë.

Për këtë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka kërkuar që kreu e BFI-së, reisi Sulejman Rexhepin dhe kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi z.z. Stefan që të bëjnë thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi.

“Si president  i të gjithë qytetarëve u thash liderëve fetarë se nga ata pres që sikurse deri tash të ftojnë në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve në kohën e festave fetare dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e caktuara nga organet shtetërore”, ka shkruar Pendarovski.

Që të dy kanë kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendshme për rastin e Strugës, ndërkaq Qeveria e ka miratuar edhe vendim në bazë të së cilit MPB obligohet të raportojë për procedurën e hetimit se pse nuk është parandaluar kortezhi fetar në Strugë. Ministri Naqe Çulev ka njoftuar se “nëpunësit policorë janë përpjekur ta parandalojnë grumbullimin e njerëzve, por janë penguar pasi janë ballafaquar me reagim të besimtarëve dhe për shkak se besimtarët mund të reagonin ashpër, janë tërhequr. Për ngjarjen në Strugë tashmë është hapur procedurë nga Prokuroria Publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments