Avokati Tomë Gashi ka kërkuar që Kosova ta nderojë deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila pritet sot ta vizitojë Kosovën.
Gashi ka thënë se kryeministri dhe presidentja e Kosovës duhet ta dekorojnë ligjvënësen britanike.
“Alicia duhet te dekorohet nga Albini dhe Vjosa”, ka shkruar Gashi.
Deputetja Kearns është një mike e madhe e Kosovës. Ajo vazhdimisht është në përkrahje të interesave të Kosovës.
Kearns në muajin korrik kishte alarmuar se Serbia po kontrabandën armë në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.