Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA) në Uashington tha se bojkotimi i punës në Kuvend është vetëm hapi i parë i revoltës, në rast se opozitës shqiptare nuk i jepet përfaqësuesi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përcjell TV21. Kasami thotë se nuk do të lejojnë mos-përfaqësimin e votës opozitare shqiptare.
“Është hapi i parë drejt hapave të tjerë, të cilët nënkuptojnë të drejtën e përfaqësimit të opozitës shqiptare në të gjitha trupat zgjedhorë dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Si opozitë e vetme shqiptare e bashkaur, LEN, nuk do të lejojmë që vota opozitare shqiptare të mos jetë e përfaqësuar”, tha mes tjerash Kasami