Kërkesa e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani nuk është kërcënim, por shprehje e nevojës për mbulim të rrogave minimale të imamëve.
“Kam biseduar me Reisin dhe në asnjë moment nuk është kërcënuar, por vetëm ka shprehur nevojën për mbulimin e rrogave minimale edhe për imamët në situatë kur xhamitë janë të mbyllura ashtu si që mbulohen rrogat minimale për të punësuarit tjerë që janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre”, tha Bujar Osmani për TV 21.
Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
“Sa është idiot Sulejman Rexhepi, aq është edhe ky zëvendëskryeministër, Bujar Osmani. Për BFI-në dhe BDI-në para dhe mbi të gjitha është janë paratë dhe asgjë tjetër, dhe më pak kujdesi për qytetarët. Ikni…”, tha Zekiri.
Përndryshe, Reis i BFI Sulejman Rexhepi ka kërkuar hise nga ndihmat që vinë në vend për koronavirusin, në të kundërtën do t’i rikthejë xhumatë në xhami.