Një person me inicialet B.D. është ndaluar të martën e gjashtë qershorit, pasi dyshohet se e ka kanosur nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Miletiq kishte raportuar në Polici se është kërcënuar.
Ajo kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, ndërsa ende nuk është hapur rast, pasi Miletiq rastin sapo e ka raportuar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se tashmë, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.
Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Komunale në Leposaviq.
Kryetari i ri i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të enjten e 25 majit ka bërë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.