-0.2 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota“Keni afat deri të shtunën!”- Armëpushimi në Gaza, Netanyahu paralajmëron Hamasin: Nëse...

“Keni afat deri të shtunën!”- Armëpushimi në Gaza, Netanyahu paralajmëron Hamasin: Nëse nuk lironi pengjet, do i rikthehemi luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se armëpushimi në Gaza do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet e mbajtur në enklavë, deri mesditën e së shtunës.Në një deklaratë për mediat pas një takimi me kabinetin e tij qeveritar, ai tha: “Vendimi që kam miratuar unanimisht në kabinet është ky: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë – armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”.

Po ashtu, Netanyahu, ka deklaruar se Hamasi ka shkelur marrëveshjen për të mos liruar pengjet dhe Izraeli ka marrë masa duke grumbulluar forcat ushtarake brenda dhe rreth Rripit të Gazës.

“Pas njoftimit të Hamasit për vendimin e tij për të shkelur marrëveshjen dhe për të mos liruar pengjet tanë, mbrëmë urdhërova IDF të grumbullonte forca brenda dhe rreth Rripit të Gazës. Ky operacion po zhvillohet dhe do të përfundojë shumë shpejt”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se më herët, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Hamasin se do të anulonte armëpushimin nëse pengjet e radhës nuk liroheshin deri në mesditë të së shtunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments