-1.7 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajme“Kemi njohuri operative për Grubin”, tha Toshkovski për aktivitetet për gjetjen e...

“Kemi njohuri operative për Grubin”, tha Toshkovski për aktivitetet për gjetjen e ish-zv/kryeministrit(video)

MPB ka informacione operative për vendndodhjen e ish zv/kryeministrit Artan Grubi i cili kërkohet me fletarrestim dhe për të cilin pohohej se ndodhet në Shqipëri, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski në Click Plus në TV21, duke treguar se i kanë kontaktuar shërbimet kompetente të vendit. Sa i përket hetimit për gjetjen e Grubit, Toshkovski kohë më parë theksoi se MPB do të ndërmarrë edhe masa të tjera për gjetjen e personave që janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.

“Bëhet fjalë për informacione operative në nivel operativ që i morëm dhe i shpërndajmë në mënyrë adekuate me të gjitha organet kompetente në kuadër të shteteve të tjera të cilat, të themi, kemi informacione operative se personat në fjalë gjenden atje, ashtu siç i kemi informacionet. Por nuk janë këto informacione zyrtare se një person i caktuar është atje dhe se është në dispozicion të organeve të përndjekjes në një shtet të caktuar”, tha Pançe Toshkovski.Kohë më parë kishte reagime të ashpra në opinion pasi Sasho Mijallkov ishte incizuar në Monte Karlo se si del nga një automjet luksoz Ferrari me vlerë prej rreth 700 mijë eurove, derisa lëndët kundër tij në vend vjetërsohen. Për kthimin e pasaportës Mijallkovit, Toshkovski gishtin e drejtoi kah gjykatësit.

“T’ju them sinqerisht u turpërova kur e lexova njoftimin e gjykatës. Paramendoni tani gjykata thotë pas vendimit të sjellë nga gjykatësi, njoftimin ia kanë dorëzuar Ministrisë përkatëse. Kë e mashtrojnë tani, popullin maqedonas, qytetarët maqedonas, kë e mashtrojnë? Vendim për kthimin e pasaportës sjell gjykata. Unë nuk e kam të qartë se si nuk u turpërua ai i cili e ka shkruar njoftimin”, deklaroi Toshkovski.Në lidhje me dhënien e lejeve për armë Toshkovski u ankua për bashkëpunimin e keq në këmbimin e informacioneve me Prokurorinë publike dhe Gjykatën penale. Këto ditë u nënshkrua edhe memorandum për bashkëpunim.

“A është turp që në 2025 një Ministri të komunikojë me gjykatën përmes pëllumbave, ja të them ashtu, me letër përmes postës, a po është turp? A është turp në 2025 një Ministri të komunikojë dhe të mos i shpërndajë të dhënat që i ka me Prokurorinë publike, a është turp? A është turp në 2025 të mos i shpërndajmë bazat e informacioneve që i kemi në nivel mes institucioneve. Për kë punojmë ne?”, tha ai.Edhe pse qytetarët paraprakisht shpejtonin t’i nxjerrin letërnjoftimet e reja, ministri Toshkovski tha se ato do të vlejnë derisa nuk u skadon vlefshmëria, sepse, siç sqaroi, për ta nuk është sjellë dispozitë në ligjin. Megjithatë kjo nuk vlen për patentë shoferët që nga 1 janari nuk vlejnë më ato me emrin e vjetër të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments