Gjykata e Këlnit vendosi sot, se vetëm ‘Çokollata Dubait’, e cila importohet nga Emirati Arab me të njëjtin emër, lejohet të mbajë këtë emër.
Sipas vendimit të gjykatës, një produkt çokollate, e cila nuk prodhohet në Dubai nuk mund të quhet “Çokollatë e Dubait”.Konsumatori beson se një produkt me këtë emër prodhohet në Dubai dhe kështu ka rrezik të mashtrohet”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.
Tregtarët që do të shkelin këtë vendim nga sot, do të dënohen me burgim deri në gjashtë muaj ose gjobë prej 250 mijë euro, nëse shesin “Çokollatën e Dubait”. Syri.net- Protothema