0.4 C
Tetovo
E martë, 17 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKE me mesazh për transportuesit: Rregullat vlejnë për të gjithë, nuk ka...

KE me mesazh për transportuesit: Rregullat vlejnë për të gjithë, nuk ka përjashtime

Komisioni Evropian i ka kërkuar transportuesve të Ballkanit Perëndimor të përdorin mekanizmat ekzistues ligjorë për hyrje në Zonën Schengen. Brukseli thotë se i kupton problemet e shoferëve, por rregullat vlejnë për të gjithë dhe nuk ka përjashtime.

“Ne i inkurajojmë partnerët nga Ballkani Perëndimor të përdorin mundësitë për viza afatgjata dhe leje qëndrimi, si dhe fleksibilitetin e parashikuar nga rregullat e Schengenit, sidomos për punonjësit që kalojnë kufirin”, tha Gijom Mercie, zëdhënës i Komisionit Evropian.Transportuesit, pas mesazhit nga Brukseli, shohin shpresë në takimin e dytë të grupit punues më 23 shkurt dhe shpresojnë të bindin BE-në se shoferët nuk mund të trajtohen si turistë apo migrantë.

“Nëse shoferi njihet si profesionist, çdo numërim i mëtejshëm i ditëve si turist, migrant apo vizitor, nuk ka logjikë. Deri tani kemi marrë përgjigje nga ambasadat e Spanjës dhe Hungarisë, ku thuhet se vizat e tyre janë të kufizuara nga 80 deri në 190 ditë dhe vlejnë vetëm në territorin e tyre. Kjo nuk përputhet me rekomandimet e Komisionit Evropian”, tha Biljana muratovska, asociacioni Makam-Trans.

Nuk dihet nëse do të ketë protesta apo bllokada në kufij. Muratovska thotë se çdo vend do të vendosë vetë, por vendosin edhe transportuesit që ajo përfaqëson.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments