Qëndrimi ynë është i qartë, me padurim presim nisjen e negociatave sipas kapitujve me Shqipërisë dhe sa më shpejtë me RMV-në, pasi vendi t’i përmbush kriteret relevante të dakorduara me Këshillin”, ka deklaruar Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, lidhur me vendimin e Komitetit të e përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt aderimit në BE.
Nën “kriteret relevante”, siç tha Pisonero, nënkuptohen edhe ndryshimet kushtetuese që futjen e Bullgarëve në Kushtetutë.
Këshilli Evropian i bën thirrje RMV-së që ta përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve. Vendimet për hapat e ardhshëm në procesin aderues janë nën kompetenca të vendeve anëtare të BE-së e jo të KE-së”, deklaroi Ana Pisonero.
Kryesimi hungarez me Këshillin e BE-së, sot përmes një deklarate për MIA-n ka konfirmuar se Komiteti I përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së ka miratura vendimin që Shqipëria më 15 tetor ta vazhdojë procesin negociues për anëtarësim, me hapjen e Klasterit 1 – “Vlera Themelore”.Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për aderim në BE ishte e përbashkët, kurse dy vendet bashkë nisën negociatat e anëtarësimit në BE, në korrik të vitit 2022.