Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, është deklaruar pas publikimit të audio-incizimit nga gazeta italiane në lidhje me rastin “Reket,
Në një bisedë dëgjohet zëri i Janevës nga telefoni i Boki 13, e cila i thotë Kamçevit të mos shqetësohet, gjithçka do të jetë ok. Në letrën publike, Janeva pranoi se ka qenë zëri i saj.
Letra e plotëë e prokurores speciale Katica Janeva:
Unë e dëgjova incizimin, të publikuar nëpër portale lidhur me ndodhitë për rastin “Reket”. Jam e shqetësuar se si procedurat e mia si prokuror special po sillën në kësi korrelacioni me rastin “Reket”.
Si prokuror special, obligimi im është që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit, por edhe me personat e tjerë në lidhje me procedurat penale të cilat udhëhiqen në këtë Prokurori Publike dhe prej të gjithë të tentoj të tërheq numër më të madh të informatave si ta përmirësojë pozitën në kontekst të të dyshuarve për çdo hetim/lëndë në mënyrë individuale.
Kam biseduar për rritjen e shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për zbulim të njohurive të reja në dobi të hetimit, më saktësisht për, përmirësimin e pozitave tona si prokurorë publik, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk kam tregtuar me asnjëfarë ndikimi, nuk e kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokurori gjithmonë është prokuror, edhe kur bisedon në telefon me të dyshuar, ndërkaq për kësi deklarate në atë moment ka pasur arsye.
I ftoj organet hetuese që sa më shpejtë që është e mundshme ta mbarojnë hetimin, t’i mbledhin të gjitha dëshmitë dhe t’i mbarojnë të gjithë ekspertizat forenzike në lidhje me rastin “Reket”, për pastrimin e plotë të këtij rasti dhe zbardhjen e emrit tim.
Pasi do të prezantohen dhjetëra hetime të përgatitura për procesuim të shpejtë, nga ana e PSP-së shumë gjëra do të jenë më të qarta për opinionin. Në ato hetime janë të dyshuar dhe shpresoj që të jenë të dyshuar shumë ish funksionarë dhe aktual dhe persona me ndikim në parti, kështu që pre jatje do të jetë e qartë se pse dikush me të gjitha forcat dhe tërbim të paparë mediatik është tentuar që të rrezikohet kredibiliteti im dhe i PSP-së, por edhe i të gjithë prokurorëve, ndërkaq me atë dhe t’i shkatërrojnë lëndët penale të cilat udhëhiqen në Prokurori. Shpresoj që ajo nuk do të ndodh.
Pres që deputetët në seancë të Kuvendit të RMV-së, sa më shpejtë ta miratojnë Ligjin e Prokurorisë.
Pasi që të kthehen të gjithë prokurorët nga pushimi vjetor, përpara miratimit të ligjit për Prokurori, do të ketë llogaridhënie të plotë për gjithë atë që është punuar në lidhje me hetimit dhe parahetimet, të cilat i udhëheq PSP. Ai është obligimi im dhe detyra që ta prezantoj para opinionit dhe institucioneve kompetente, me çka do të largohet të gjitha trysnitë eventuale që mund t’i kenë prokurorët në PSP të cilët kanë punuar në lëndë, kuptohet në koordinim me mua. Pastaj, prej që këto lëndë të cilat janë në PSP, të vazhdojnë të punohen nga ana e Prokurorisë kompetente, me çka do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.