Kryeporkurorja Speciale Katica Janeva më në fund u paraqit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Në pyetje u mor nga prokurorja Villma Ruskoska. Janeva tha se nuk ndjehet fajtore për rastin Reket. Nuk pranoi se dy telefonat e saj janë marrë pasi janë formatuar. Për hir të hetimit ajo nuk deshi të ndajë asnjë informacion me gazetarët.