0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKATËR QYTETE GJERMANE KËRKOJNË NDIHMËN E USHTRISË KUNDËR KORONAVIRUSIT

KATËR QYTETE GJERMANE KËRKOJNË NDIHMËN E USHTRISË KUNDËR KORONAVIRUSIT

Berlini, Frankfurti, Këlni dhe Shtutgarti janë katër qytetet gjermane që kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve të koronavirusit. Ato kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për menaxhimin e gjendjes.

Numri i të prekurve me koronavirus është rritur në Gjermani përgjatë javës së kaluar, në veçanti në qytetet e mëdha. Pas Berlinit dhe Frankfurtit, edhe Shtutgarti ka raportuar gjatë fundjavës se është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19, raporton DW.

“Shifrat po rriten në mënyrë shqetësuese, aq sa Zyra e Shëndetit Publik nuk mund të garantojë më ndjekjen e personave të kontaktit, gjë që është aq e rëndësishme për kontrollin e pandemisë. Prandaj tani duhet të mobilizohet për gjurmimin e të infektuarve e gjithë administrata e qytetit dhe po kërkohet mbështetja e ushtrisë, Bundeswehrit”, shpjegoi Stefan Ehehalt, kreu i Zyrës së Shëndetit Publik të Shtutgartit.

Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit, Fritz Kuhn, ka thënë se duhet ndërmarrë veprime për ta ndalur përhapjen e madhe të koronavirusit, ndërsa sipas tij, mobilizimi i ushtrisë do ishte veprim i duhur.

“Kjo është mënyra e vetme që ne mund t’i mbajmë të hapura shkollat, kopshtet ditore, bizneset dhe shitësit me pakicë. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që të gjitha rastet të gjurmohen në Zyrën e Shëndetit Publik”, ka shtuar ai.

Edhe Esseni, qytet në perëndim të Gjermanisë ka kaluar kufirin e gjurmimeve të rasteve të reja.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në tërë Gjermaninë raportohet të jetë 328 mijë e 289, ndërsa kanë humbur jetën 9 mijë e 708 persona.RTK live

Zyrtarë të qeverisjes gjermane kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë disiplinë si dhe ka potencuar gjobat për shkelësit e masave. Gjoba për qytetarët që nuk vendosin maskë do të jetë 250 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments