7.4 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Prill, 2025
BallinaLajmeKatër premtime për One Stop Shop me Kosovën! Data bartet më 14...

Katër premtime për One Stop Shop me Kosovën! Data bartet më 14 prill!

 Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga mesi i muajit prill, konkretisht më 14 prill zyrtarisht do të fillojë të funksionojë kontrolli i përbashkët kufitar (One Stop Shop) në Pikën e përbashkët kufitare Bllacë e Poshtme-Hani i Elezit. Ky njoftim është i katërti me radhë i MPB-së për sistemin One Stop Shop me Kosovën, pas premtimeve se nis më 1 janar, pastaj në mars, më 1 prill e tash më 14 prill, shkruan gazeta KOHA.

Edhe pse javë më parë sistemi One Stop Shop ishte testuar dhe kishte rezultuar i suksesshëm, paralajmërimi se më 1 prill nis nuk po del i vërtetë. Data zyrtarisht është shtyrë për 14 prill.

“Ky hap paraqet një realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, kalimi i kufirit në Bllacë me muaj të tërë është shndërruar në akth për udhëtarët si nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova. Me orë të tëra pritje, nënçmime dhe kontroll pa nevojë madje edhe të foshnjave. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments