8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
BallinaLajmeKatër markete dhe Lidhja e Odave Ekonomike gjobiten për marrëveshje të ndaluar...

Katër markete dhe Lidhja e Odave Ekonomike gjobiten për marrëveshje të ndaluar dhe koordinim të çmimeve

Komisioni për Vendosje të Kundërvajtjeve pranë Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës konstatoi se katër markete si dhe Lidhja e Odave Ekonomike si koordinatore, kanë marrë pjesë në marrëveshje të ndaluar ose sjellje të harmonizuar.

Siç theksojnë nga Komisioni, është vërtetuar se në një takim të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit kanë arritur qëndrim të përbashkët për mospranimin e çmimeve të reja ose të rritura nga furnitorët, me ç’rast kanë zëvendësuar sjelljen e pavarur tregtare me një koordinim praktik.

Për këtë arsye, janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse në shumë prej 50.000 eurosh për secilin market, ndërsa Lidhja e Odave Ekonomike është gjobitur me 18.500 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments