Televizione botërore, repoter, fotografë e gazetarë nga e gjithe bota po e përcjellin situatën nga kryetema botëroe e tashmë 20-ditëve – Lufta në Ukrainë.
Përmes lidhjeve direkte e storieve televizive po mundohet të paraqitet situata aktuale që po mbizotëron atje, përcjellë infosot.com
Përpos raportimeve rreth gjendjes aktuale të qyteteve, fshatrave, civilëve e cdo detaji tjetër se çka sjell lufta në një vend, gjithashtu është raportuar edhe për gjendjen e luftëtarëve si nga ana e Ukrainës, por edhe nga ajo e Rusisë. Madje për këtë të fundit shumë shpesh janë vënë në dyshim kushtet me të cilat po mbahen dhe po luftojnë ushtria ruse, ku në përgjithësi ajo çka u tregua është se ata nuk po trajtohen si duhet edhe nga mënyra e ushqyerjes, duke përjashtuar faktin se shumica e ushtarëve rus janë mosha të reja, ku disa prej tyre ende nuk i kanë mbushur as 20 vjet.
Përpos kësaj, infosot.com ka arritur të siguroj një dokument të nënshkruar nga ministri i mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, ku thuhet se luftëtarët që do vriten gjatë luftimeve do të I’u zhduket edhe identiteti, dhe do të groposen në tokat ukrainase, dhe kështu do të njehen vetëm si numra në varrezat masive.infokus.com