4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKastriot Rexhepi shmang gazetarët, nuk flet më për eurointegrimet

Kastriot Rexhepi shmang gazetarët, nuk flet më për eurointegrimet

Ndonëse kishte firmosur nismën e opozitës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, deputeti Kastriot Rexhepi, nuk u paraqit në mbledhjen e Kuvendit për të votuar. Për këtë shkak ai u përjashtua nga partia amë, Lëvizja Besa, e cila e quajti tradhëti veprimin e Kastriot Rexhepit. Në daljet e tij të shpeshta para mediave për të arsyetuar veprimin e tij, Rexhepi shprehej i bindur se Maqedonia e Veriut më 14 dhejtor do të merr datë për negociata me BE-në. Por, tani që vendi nuk mori datën, ai i shmanget mediave. Ekipi i gazetës LAJM e takoi deputetin Rexhepi në një local në Shkup dhe tentoi të merrte qendrimin e tij se si do të veprojë tani që vendi nuk arriti të merr datë, por ai iu shmang gazetarit duke u arsyetuar se ka takim. Ndërkohë, Rexhepin vazhdojnë ta sigurojnë pjestarët e policisë./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments